Zyrtarizohet Tonali, gazetari tremb tifozët: Tani Milani mund ta shesë te Real Madrid yllin e saj!

Zyrtarizimi i Tonalit te Milani ishte një kryevepër nga klubi kuqezi duke afruar një ndër mesfushorët më premtues në Europë për sa i përket moshës.

Megjithatë, frika e gazetarit të njohur Mario Sconcerti është se nëse do të vijë oferta e duhur ai që mund të largohet është Ismael Bennacer…

Pikërisht në lidhje me faktin nëse Tonali do të bëhet titullar te Milani, gazetari për TMË u shpreh:

Calciomercato Milan - Bennacer, offerta del Psg: cifre e risposta rossonera

“Do të duhet të shohim se çfarë do të bëjë merkato Milani! Ajo që di është se kanë shumë kërkesa për Bennacer, i cili është titullari në atë pozicion të fushës”

“Tonali, megjithatë, gjithashtu mund të luajë si një mesfushor krahu. Kjo do të varet shumë nga mënyra se si ata duan të luajnë.

“E vështirë, megjithatë, të kalosh me një modul të trefishtë në mesfushë. Mund të jetë që Tonali do ta fillojë ngadalë, por unë mendoj se Milani do të shesë Bennacer, duke parë që ka oferta dhe se interesohet edhe Real Madrid!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu