ZYRTARE: Vjen lajmi më i bukur për Ante Rebic, trajnerin Pioli dhe tifozët kuqezi!

Pas dëmtimit të keq të pësuar nga Ante Rebic gjatë Crotone-Milan, vijnë sinjale pozitive për situatën e kroatit. Sipas asaj që u mësua nga stafi editorial i MilanNeës.it, fraktura pas testeve  të para të kryera në spitalin e Krotones përjashtohet.

Ekziston optimizëm për kohën e shërimit që nuk duhet të jetë e gjatë. Në fakt, sipas rasteve të tjera, duhet që futbollisti ta mbajë bërrylin pa e lëvizur të paktën për dhjetë ditë dhe më pas do të duhet që të rinisë lëvizjet dhe kjo mund të sjellë një rikuperim që do të varet edhe se si do të reagojë trupi i kroatit.

Që në dhomat e zhveshjes, pasi hyri duke mbajtur krahun me stafin sanitar kuqezi, Rebic ndjeu një lehtësim dhe bërryli nisi të lëshonte fryerjen që kishte pësuar.

Edhe trajneri Pioli u duk optimist dhe gjithashtu klubi nuk ka ndër mend që të marrë një tjetër sulmues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu