ZYRTARE: Vaksina të detyruara në Serie A. Por, problemi mbeten stadiumet dhe rihapja e plotë

Siç mund të shihet nga faqja zyrtare e FIGC, gjatë Këshillit të sotëm Federal u fut detyrimi i një leje jeshile për atletët, ndryshe e quajtur si Green Pass:

“Këshilli miratoi një rregullore që parashikon natyrën e detyrueshme të Green Pass (vaksina, certifikata e rikuperimit nga Covid -19 dhe tampon brenda 48 orësh) për anëtarët që luajnë gara profesionale dhe për kategorinë e femrave në Serie A”.

Praktikisht, me këtë urdhëresë të detyrueshme për të zbritur në fushë, zhduket mundësia e një përhapje të virusit në masë sepse dikush nuk preferon të bëjë vaksinën, siç ndodhi me rastin “Spezia” me gjashtë pozitiv, apo edhe Brescia e Empoli.

Paolo Dal Pino, president i Serie A, i intervistuar teksa largohej nga Këshilli Federal, hedh poshtë mundësinë e një rihapje 100% të stadiumeve në fillim të sezonit:

“Ne jemi akoma larg qëllimit për të hapur stadiume pa kufizime për ata që kanë Green Pass.

Dialogu me CTS dhe Qeverinë është i vazhdueshëm sepse ne i konsiderojmë kufizimet aktuale tepër ndëshkuese për sportin tonë, i cili zhvillohet jashtë dhe me tifozë të verifikuar kur hyjnë.

Ne shohim mospërputhje në lidhje me situatat e tjera, duke pasur parasysh që Green Pass sherben ne vende te tjera dhe jo ne stadium”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu