ZYRTARE: Talenti Pobega transferohet te Spezia. Formula e vendosur nga Milani!

Ishte në ajër si lajm dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi! Tommaso Pobega, i kthyer nga huazimi te Pordenone në Serie B sezonin e shkuar dhe pasi ka bërë fazën përgatitore me Milanin gjatë muajit shtator, do të luajë këtë sezon te ekipi i Spezias në Serie A.

Komunikata – “AC Milan njofton se ka shitur, mbi një bazë të përkohshme me opsion dhe kundër-opsion për blerjen përfundimtare, performancat sportive të futbollistit Tommaso Pobega tek Spezia Calcio”.

Praktikisht, Pobega kalon në formë huazimi me të drejtë blerje nga Spezia dhe kundërblerje nga ana e Milanit, nëse futbollisti do të bëjë shumë mirë. Praktikisht, klubi dëshiron që të mbajë pushtetin për të rikthyer mesfushorin nëse bind në sezonin e tij të parë në Serie A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu