ZYRTARE! Presidenti i Milanit merr vendimin drastik pas dështimit të Super League

Paolo Scaroni ka vendosur të heqë dorë nga roli i tij si drejtues i Lega Serie A.

Numri 1 i Milanit në asamblenë e sotme përsëriti qëllimin e tij për të lënë postin.

Presidenti Paolo Dal Pino shënoi dorëheqjen e Scaronit dhe e falënderoi atë për kontributin e tij si drejtor.

Sa i përket kapitullit të Superligës, i cili ishte midis pikave në rendin e ditës, u vendos që të shtyhet diskutimi në një takim të ri.

Votimi për Paketën 2 të të Drejtave TV të Serisë A për periudhën tre-vjeçare 2021/2024 gjithashtu është shtyrë.

Kompanitë kanë vlerësuar ofertën e Sky dhe do të flasin gjatë javës tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu