ZYRTARE: Pioli përjashton Paqueta, grumbullimi i parë për talentin francez! Por sulmi “qan”

Në ditën e Milan-Bodø/Glimt, mister Stefano Pioli – pasi ka marrë edhe rezultatet e tamponëve të dytë dhe ka rezultuar Zlatan Ibrahimovic pozitiv, bashkë me Duarten – ka publikuar  ​​listën e futbollistëve kuqezi të thirrur për raundin e tretë paraprak të Ligës së Evropës.

Sfidë me eliminim të drejtpërdrejtë, e planifikuar sonte (e enjte 24 Shtator) në 20:30 në San Siro. Bie në sy sërish mungesa e Lucas Paqueta që është lënë jashtë për një tjetër zgjedhje teknike, ashtu si edhe me Shamrock Rovers.

Braziliani është në merkato dhe në dalje, ndaj priten ofertat. Sakaq, hera e parë që grumbullohet në ndeshjet europiane edhe Pierre Kalulu, që ndaj Shamrock nuk ishte. Jashtë edhe Rebic (i skualifikuar) por dhe Leao, i sapokthyer në stërvitje.

Kjo është lista e plotë:

Portierë

A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.

Mbrojtës

Calabria, Gabbia, Hernández, Kalulu, Kjær, Laxalt.

Mesfushorë

Bennacer, Çalhanoğlu, Díaz, Kessie, Krunić, Saelemaekers, Tonali.

Sulmues

Castillejo, Colombo, Maldini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu