ZYRTARE: Milani udhëton drejt Skocisë me vetëm dy mbrojtës qendre!

Në fund të seancës së fundit stërvitore në Milanello, Mister Stefano Pioli publikoi ​​listën e ekipit kuqezi për Celtic-Milan, ndeshja e parë e Grupit H të Europa League që do të luhet të enjten 22 Tetor në 21.00 në Celtic Park.

Konfirmohet mungesa e Hakan Calhanoglu dhe ajo e Ante Rebic, por gjithashtu Duarte nuk ia del të grumbullohet pasi vetëm me dy ditë stërvitje. Kështu, Milani udhëton me vetëm dy mbrojtës qendre në Skoci.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve në dispozicion:

Portierë: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.

Mbrojtës: Calabria, Conti, Dalot, Hernández, Kalulu, Kjær, Romagnoli.

Mesfushorë: Bennacer, Castillejo, Díaz, Hauge, Kessie, Krunić, Saelemaekers, Tonali.

Sulmues: Colombo, Ibrahimović, Leão, Maldini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu