ZYRTARE: Milani shet Andre Silva te Frankfurt! Portugezi firmos kontratën e re. Tani Rebic…

Përmes një deklarate zyrtare, Milani njoftoi shitjen përfundimtare të André Silva, i cili transferohet kështu te Eintracht Frankfurt pas sezonit të huazimit, ku portugezi shënoi 16 gola në 37 ndeshje.

Komunikata – “AC Milan njofton se ka shitur përfundimisht performancat sportive të futbollistit André Miguel Valente da Silva tek Eintracht Frankfurt. Klubi kuqezi i uron lojtarit arritjet më të mira për sezonet e ardhshme”.

Tani mbetet për t’u parë se si do të procedohet me kartonin e Ante Rebic që është i huazuar nga Frankfurt deri verën e ardhshme. Kujtojmë që 50% e kartonit në rast shitje nga gjermanët i takon Fiorentinas. Frankfurt konfirmon dhe se kontrata e re e portugezit skadon në vitin 2023!

Ende nuk ka shifra zyrtare se sa u shit Silva te Frankfurt, edhe pse sipas medieve gjermane flitet për 22 mln euro!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu