ZYRTARE: Milani rikuperon tre futbollistë, lista ndaj Spezias!

Pasi përfundoi stërvitjen e fundit në Milanello, përpara se të nisej për në Liguria, mister Stefano Pioli publikoi edhe ​​listën e futbollistëve kuqezi të grumbulluar për Spezia-Milan, java e 22-të e Serisë A e planifikuar për të shtunën 13 shkurt në orën 20:45 në stadiumin Picco.

Siç dihet, mungojnë Brahim Diaz dhe Daniel Maldini, të dy të dëmtuar. Por, edhe Calabria, i skualifikuar. Rikthehen Kjaer, Tonali dhe Bennacer.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve në dispozicion:

Portierë: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.

Mbrojtës: Dalot, Gabbia, Hernández, Kalulu, Kjær, Romagnoli, Tomori.

Mesfushorë: Bennacer, Çalhanoğlu, Castillejo, Hauge, Kessie, Krunić, Meïte, Saelemaekers, Tonali.

Sulmues: Ibrahimović, Leão, Mandžukić, Rebić.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu