Ndryshim radikal në sektorin e komunikimit te Milani. Klubi kuqezi ka afruar dhe emëruar si Zyrtar Kryesor të Komunikimeve Pier Donato Vercellone.
“Milan është i kënaqur të njoftojë emërimin e Pier Donato Vercellone si Zyrtari i ri Kryesor i Komunikimeve. Emërimi i Vercellone është pjesë e rrugës së forcimit të vazhdueshëm për suksesin e Klubit.

Vercellone, në detyrë që nga sot, e hënë 7 shtator, ka pothuajse tridhjetë vjet përvojë në komunikimin ndërkombëtar duke mbajtur rolin e Drejtorit të PR për Nike Europe, si dhe role të lartë në marketing dhe komunikim për Telecom Italia dhe Komunën e Milanos, ku ai ishte përgjegjës për promovimin e markës së qytetit të Milanos.
Kohët e fundit, ai punoi si Drejtor Marketingu dhe Komunikimi i Sisal Group, një kompani udhëheqëse në sektorin e lojërave dhe basteve.
Pier Donato do të drejtojë Ekipin e Komunikimit në një periudhë emocionuese për Klubin i cili ka nisur rrugën për kthimin progresiv në elitën e futbollit Evropian, gjithashtu përmes projektit të stadiumit të ri.

CEO i AC Milan Ivan Gazidis tha: “Pier Donato është një profesionist i klasit botëror në fushën e tij dhe ne jemi shumë të kënaqur të njoftojmë emërimin e tij. Me profilin e tij ndërkombëtar, ai do të na ndihmojë për të rritur më tej markën AC Milan në të gjithë botën: përvoja e tij, rrjeti i tij dhe lidershipi i tij do të luajnë një rol themelor në realizimin e vizionit ambicioz që kemi për Klubin”.
“Milani është një markë ikonike dhe unike me një trashëgimi të fortë dhe një të ardhme të ndritur – tha Pier Donato Vercellone – jam i lumtur që jam këtu dhe për të ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjes emocionale që lidh Klubin me tifozët dhe palët e tij të interesit”.
“Unë dua të falënderoj Elliott, CEO Gazidis dhe Presidentin Scaroni që më dhanë mundësinë e shkëlqyer për të qenë pjesë e një ekipi elitar menaxhues – vazhdoi Vercellone -. Do të jetë një sfidë emocionuese që jam shumë krenar ta ndërmarrë sepse Milani është përgjithmonë”.