ZYRTARE: Milani huazon dy të rinj në Holandë dhe Serie B. Formulat

Këtë mëngjes Milani njoftoi se ka huazuar Nikolaos Michelis te Willem II, një klub holandez i Eredivise, nga ku në të shkuarën ka dalë edhe Frenkie de Jong, sot ylli i Barcelona-s.

Milan e kishte marrë Michelis në 2018 nga Asteras Tripoli, klub grek dhe aty ku djaloshi ishte rritur.

Pas tre vitesh në ekipin Primavera të kuqezinjve, mbrojtësi i datëlindjes 2001 do të rifillojë nga Willem II.

Michelis madje u provua edhe verën e shkuar duke luajtur në disa miqësore përpara nisjes së sezonit.

Ky është njoftimi zyrtar për shtyp i klubit:

“AC Milan njofton se ka shitur, mbi një bazë të përkohshme dhe me të drejtën e opsionit për blerjen përfundimtare, shfaqjet sportive të futbollistit Nikolaos Michelis te Ëillem II.

Klubi i uron Nikolaos më të mirat për sezonin e ardhshëm sportiv”.

Sot ka qenë një ditë shitjesh për Milan që huazon një tjetër lojtar të ri në Serie B.

Pas lëvizjes së Michelis te Willem II, u zyrtarizua edhe huazimi i sulmuesit të ri Frank Tsadjout te Pordenone.

Friulianët, pas një vendi të shkëlqyer të katërt vitin e kaluar, synojnë të rikonfirmohen si protagonistë në Serie B.

Tottenham Hotspur’s British defender Kyle Walker-Peters (L) vies for the ball with AC Milan’s Italian foward Frank Tsadjout during their International Champions Cup friendly football match at US Bank Stadium in Minneapolis, Minnesota, on July 31, 2018. (Photo by STEPHEN MATUREN / AFP) (Photo credit should read STEPHEN MATUREN/AFP via Getty Images

Kjo është deklarata e klubit: “AC Milan njofton se ka shitur, mbi një bazë të përkohshme me opsion dhe kundër-opsion për blerjen përfundimtare, performancat e futbollistit Frank Tsadjout te Pordenone Calcio.

Klubi i uron Frank urimet më të mira për sezonin e ardhshëm futbollistik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu