ZYRTARE/ Milan transferon talentin që ndiqej nga Bayern Mynchen dhe Arsenal

200625 Hammarbys Emil Roback under kvartsfinalen i Svenska Cupen mellan Hammarby och IFK Gˆteborg den 25 juni 2020 i Stockholm. PUBLICATIONxNOTxINxSWExNORxAUT Copyright: ANDREASxLxERIKSSON BB200625AE061

Milani po mendon për të tashmen por duke mos e shmangur vëmendjen edhe te talentet e së ardhmes.

Sipas raportimeve të gazetës suedeze SportExpressen, kuqezinjtë kanë mbyllur tratativat për Emil Roback, një sulmues i talentuar nga Hammarby, klub ku Ibrahimovic është bashkëpronar.

Futbollisti i datëlindjes 2003, pritet që të mbërrijë sonte në Milano, për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe nesër do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me Milanin.

Roback ndiqej edhe nga Bayern Munich dhe Arsenal, por prania e Ibrahimoviç në Milano sigurisht që bëri një ndryshim.

Lojtari i kushtoi klubit rreth 1.5 milion euro.

Roback pritet të luajë me skuadrën Primavera, që drejtohet nga Federico Giunti përsëri sezonin e ardhshëm.

Roback bëri debutimin e tij këtë sezon me Hammarby, pasi luajti 8 ndeshje në huazim në klubin suedez të kategorisë së tretë IK Frej.

Ai është një lojtar shumë i fortë fizikisht: 1.87 centimetra i gjatë, jo keq për një 17-vjeçar.

Ai nuk është sulmues klasik që po pret topin në zonë, por i pëlqen të kontribuojë në manovër dhe ta shtyjë ekipin përpara.

Ai sponsorizohet nga Ibrahimoviç dhe kjo tashmë është një pikë në favor të tij, dhe do të jetë në dorën e tij që të tregojë cilësitë me fanellën e kuqezinjve.

Më poshtë keni videon me cilësitë e tij./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu