ZYRTARE/ Milan transferon mbrojtësin e Lion-it

Pierre Kalulu është zyrtarisht futbollist i Milanit.

Lajmi bëhet i ditur në sajtin zyrtar të klubit kuqezi, nëpërmjet një komunikate.

“AC Milan komunikon se ka transferuar zyrtarisht mbrojtësin Pierre Kalulu. Futbollisti francez do të luajë te Milani deri më 30 qershor 2025”.

Kalulu mbërrin nga Lioni me parametra zero.

Për futbollistin kanë insistuar fort Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

Kalulu luan mbrojtës i djathtë por mund të luajë edhe në qendër nëse është e nevojshme./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu