ZYRTARE: Ivan Gazidis merr detyrën e rëndësishme në futbollin europian

Ivan Gazidis, CEO i Milanit, u zgjodh në Këshillin e Strategjisë Profesionale të Futbollit, organi që bashkon aktorët kryesorë të futbollit evropian: UEFA, Klubet, Ligat Profesionale dhe Shoqatat e lojtarëve; kjo u njoftua nga faqja zyrtare e klubit kuqezi.

Gazidis u emërua si përfaqësues i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), ndërsa u bë një anëtar i plotë i Bordit Ekzekutiv të trupit që përfaqëson klubet e futbollit në nivelin Evropian.

CEO i AC Milan – i cili do të jetë në detyrë deri në fund të ciklit të Këshillit (2023) – është një nga katër përfaqësuesit e ECA brenda PFCS, së bashku me Pedro Lopez Rimenez (Real Madrid CF), Edwin van der Sar ( AFC Ajax) dhe Peter Lawwell (FC Celtic).

Ivan Gazidis është gjithashtu një anëtar i Komitetit të Palëve të Interesuara të FIFA (FSC) dhe kryeson Grupin Punues të Garave ECA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu