Zyrtare – Ismael Bennacer eshte lojtar i AC Milan!

Milan sot ne mengjes ka zyrtarizuar ne sitin e saj zyrtar blerjen perfundimtare te mesfushorit franko-algjerian Ismael Bennacer duke firmosur nje kontrate 5 vjecare me klubin kuqezi.

Bennacer i lindur ne France 1 dhjetor 1997 eshte rritur sportivisht ne ne sektorin e te rinjve Arles-Avignon me pas duke u transferuar ne Premier League te Arsenal ku debuton ne moshen 18 vjecare. Me pas lojtari huazohet ne France te Tours dhe sezonin pasardhes kalon te Empoli.

Ismael Bennacer u shpall kampion i Afrikes me kombetaren e tij te Algjerise trofe qe i mungonte prej 29 vitesh, nderkohe mesfushori u shpall si lojtari me i mire i kompeticionit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu