ZYRTARE! Ibrahimovic-Milan deri në vitin 2022. Mesazhi i suedezit dhe detajet

Zlatan Ibrahimovic – me shumë mundësi – do të mbyllë karrierën e tij te Milani.

Përmes faqes së tyre zyrtare, Milan njoftoi se ata e kanë zgjatur marrëdhënien e tyre me Zlatan Ibrahimovic, i cili do të vazhdojë të veshë fanelën kuqezi edhe për sezonin e ardhshëm: “AC Milan njofton se ka rinovuar kontratën e Zlatan Ibrahimovic.

Milani është ekipi italian me të cilin Zlatan ka mbledhur numrin më të lartë të paraqitjeve dhe, pas 84 golave ​​të shënuar në 130 ndeshje të luajtura në karrierën e tij te AC Milan, kampioni suedez do të veshë fanellën kuqezi përsëri sezonin e ardhshëm”.

Menjëherë ka ardhur edhe postimi i Zlatan Ibrahimovic pas firmës ku ka shkruar “Saga vazhdon!” dhe shoqëruar me foton e rinovimit përkrah Gazidis, Maldini dhe Massara.

Detajet – Sipas MilanNews, bëhet fjalë për një kontratë gati 7 mln euro dhe bonuse përfshirë, që do të varen sidomos nga golat edhe paraqitjet.

Në fakt, sa më shumë paraqitje dhe gola do të bëjë Zlatan, aq më shumë do të fitojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu