ZYRTARE: Hauge transferohet te Frankfurt. Detajet dhe fjalët e tij të para si lojtar i Bundesliga-s

“AC Milan njofton se ka transferuar përkohësisht, me detyrimin e blerjes përfundimtare pas shfaqjes së kushteve të caktuara, shfaqjet sportive të futbollistit Jens Petter Hauge te Eintracht Frankfurt.

Klubi falënderon Jens Petter për profesionalizmin e treguar gjithmonë dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen e tij personale dhe profesionale”…

Me këtë komunikatë për shtyp, Milani falënderon Jens Petter Hauge dhe i uron një vazhdim karriere të suksesshëm, duke zyrtarizuar kështu divorcin me talentin norvegjez pas vetëm 1 viti në Milano.

Kuqezinjtë paguan 4 mln euro dhe bonus te Bodo/Glimt për të siguruar futbollistin e ri dhe me prespektivë.

Ai e nisi mjaft mirë aventurën me Djallin duke shënuar në kampionat dhe sidomos në Europa League, ku edhe ra në sy.

Por, më pas, në fazën e dytë u zhduk nga fusha dhe goditja e madhe ishte përjashtimi nga lista e Europës, nga ku nuk e mori veten psikologjikisht.

Trajneri Pioli më pas nisi ta konsideronte zgjedhje të tretë në krah të majtë të sulmit, duke preferuar Rebic dhe Leao, madje ndonjë ndeshje dhe Calhanoglu, Diaz apo Krunic.

Hauge është shumë i motivuar për këtë përvojë në Bundesliga, një ligë në të cilën ai beson se mund të rritet shumë pas sezonit të kaluar në Serie A: “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që hedh hapin tjetër.

Eintracht Frankfurt është një klub i madh dhe tashmë ka bërë mirë ndërkombëtarisht.

Kam ndjekur ndeshjet e Ligës së Evropës dhe mezi pres të vesh fanellën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu