Pasi ka pritur për ndonjë huazim të mundshëm apo transferim këto ditë, Milani e ka parë të arsyeshme që aventura e Alen Halilovic kuqezi të mbaronte sot përfundimisht!
Ashtu si pritej, kroati ka prishur kontratën me Milanin dhe tani është zyrtare.

Rrugët e Milanit dhe Alen Halilovic janë të ndara përfundimisht. Pak më parë, në fakt, klubi kuqezi publikoi një deklaratë zyrtare mbi përfundimin e kontratës së mesfushorit sulmues kroat, i cili arriti te kuqezinjtë në verën e vitit 2018. Ishte goditja e fundit, në një transferim falas, nga Massimiliano Mirabelli para se të largohej nga “Djalli”.
Komunikata – “AC Milan njofton se ka zgjidhur konsensualisht kontratën me Alen Halilovic. Klubi i uron lojtarit fat për pjesën tjetër të karrierës së tij”.
Te Milani, Halilovic luajti vetëm 59 minuta në total (Europa League) duke u huazuar dy herë: Hereenven dhe Standard Liege!