ZYRTARE: Dy titullarë mbeten jashtë sfidës Milan-Lille!

Milani sot në orën 21:00 do të përballet me Lille për ndeshjen e tretë të grupit të Ligës së Evropës. Kuqezinjtë vijnë pas dy fitoresh të arritura ndaj Celtic në Skoci dhe Sparta Praga në Milano.

Në “San Siro”, sot do të ketë disa ndryshime në formacion, teksa sot Stefano Pioli zyrtarizoi ​​listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e lartpërmendur, pa shumë surpriza.

Siç pritej nuk është Davide Calabria, i ndaluar nga një problem muskulor dhe që do të shlodhet për të qenë gati për ndeshjen ndaj Verona.

Dy elementë që mungonin më parë janë kthyer. Këta janë Matteo Gabbia, tani jashtë tunelit Covid dhe Samu Castillejo, pasi ka kaluar lodhjen muskulore.

Milan Day

Mbetet jashtë edhe Alexis Saelemaekers dhe nuk dihet nëse problem muskulor apo thjesht do të pushojë për këtë ndeshje.

LISTA

Portierë: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tatarușanu.

Mbrojtësit: Conti, Dalot, Duarte, Gabbia, Hernandez, Kalulu, Kjaer, Romagnoli.

Mesfushorët: Bennacer, Calhanoglu, Castillejo, Diaz, Hauge, Kessie, Krunic, Tonali.

Sulmuesit: Ibrahimovic, Leao, Maldini, Rebic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu