ZYRTARE: “Di(a)ez” te Milani. Spanjolli poston foton dhe mesazhin e parë kuqezi

Milani ka zyrtarizuar rikthimin e Brahim Diaz në huazim me të drejtë blerje brenda dy viteve të ardhshme, natyrisht me Realin që ka të drejtën e riblerjes gjithashtu.

Kuqezinjve do t’iu kushtojë 3 mln euro në dy vjet huazimi dhe do të mund ta blejnë për 22 mln euro në total lojtarin, ndërsa Reali duhet të paguajë 27 për ta kthyer mbrapsht.

Diaz ka zgjedhur fanelën me nr.10 të lënë të lirë nga Hakan Calhanoglu që u largua te Interi.

Komunikata – “Milan është i lumtur të njoftojë se ka fituar shfaqjet sportive të Brahim Abdelkader Diaz nga Real Madrid CF mbi një bazë të përkohshme dy-vjeçare.

Lojtari bashkohet me klubin e Milanit deri më 30 qershor 2023.

Brahim, pasi ka zhvilluar 39 paraqitje dhe 7 gola për AC Milan sezonin e kaluar, do të vazhdojë të veshë fanellën e Milanit dhe të mbajë numrin 10″…

Sakaq, vetë spanjolli postoi foton me numrin “10” duke shkruar: “I lumtur që u ktheva, faleminderit të gjithëve për dashurinë që më keni dhënë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu