ZYRTARE: Anulohet miqësorja ndaj Chievo, por Milani të shtunën zbret në fushë gjithësesi!

Milani sot do të zbresë në fushë ndaj Vicenza në orën 17:00 në testin e tretë pas Novara dhe Monza, por të shtunën më 12 shtator miqësorja e fundit nuk do të luajë ndaj Chievo Verona, siç edhe ishte parashikuar, por përballë Brescia, në fushën e Milanellos!

Lajmi është zyrtar pasi Chievo ka hequr dorë nga miqësoret duke parë se kanë rezultuar lojtarë me Covid-19.

Brescia do të jetë për Milanin testi i fundit përpara përballjes zyrtare të sezonit, ajo në Europa League ndaj irlandezëve Shamrock Rovers.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu