Zola: “Giroud e kisha te Chelsea, sekreti i tij mbetet vetëm një”

Gianfranco Zola dha një intervistë për Gazzetta dello Sport. Midis shumë temave të prekura, ish-trajneri i i Watford dhe West Ham gjithashtu foli pozitivisht për sulmuesin e ri të Milanit Olivier Giroud, të cilin ai e njohu kur ishte zëvendës i Maurizio Sarri në Chelsea:

“Ai është një sulmues që i bën të rriten lojtarët rreth tij. Unë e kisha atë te Chelsea, ekipi drejtohej në mënyrë perfekte me të. Përveç kësaj, ai është një djalë shumë i mirë”.

Zola më pas shprehu mendimin e tij për favoritin e kampionatit të ardhshëm të Serisë A, duke përfshirë Rossonerët në garën për titull: “Favoriti? Inter sepse gjithmonë i vendos mbajtësit e Scudetto si favoritë.

Dhe pastaj Milan, Juve, Napoli dhe Atalanta. Dhe kujdes Roma dhe Lazion: ata do të na argëtojnë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu