Zlatan thyen heshtjen dhe flet per te ardhmen: “Do te shohim si dhe nese do te perfundoje kontrata”

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic po kthehet ne nje teme gjithmone e me te “nxehte” ne kampin e Djallit. Ceshtja e tij ka qene nje tematike thuajse e perditshme e trajtuar ne gazetat sportive italiane kryesisht dhe jo vetem. Por ka qene vete suedezi qe eshte kthyer te flase nese do te vazhdoje me tej me Millanin apo jo. Zlatan i ka bere keto komente ne interes te “Sportbladet” pas ndeshjes miqesore qe zhvilloi me Hammarby, ne Suedi.

Ibrahimovic: “Une kam nje kontrate me Milanin dhe do te shohim se si do te perfundoje, nese do te perfundoje. Une thashe se dua te luaj futboll sa me shume qe te jete e mundur, por kurre nuk i dihet c’mund te ndodhe. Une jam nje person qe deshiron te performoje dhe te jete ne gjendje te kontribuoje diçka dhe jo vetem te luaje per ate qe kam bere ose per ate qe jam. Nese je pjese e nje ekipi, duhet te jesh ne gjendje te kontribuosh diçka. Do te shohim se çfare do te ndodhe “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu