Zlatan Ibrahimovic u intervistua nga Sky Sport sonte dhe foli edhe mbi rinovimin, raportin me Gattuso dhe bëri shaka si zakonisht.
“Unë jam mirë, i gjithë grupi po bën mirë. Kam pasur disa ditë pushim, u ktheva në punë, pastaj kjo gjë me trajnerin dhe stafin e tij. Unë ndoqa ritmin që zakonisht ndjek”.
Për mungesën e Pioli: “Ai po mungon shumë, ne jemi në kontakt çdo ditë, ai flet me ekipin gjatë stërvitjes dhe më pas. Ai e përgatiti lojën shumë mirë. Herë pas here i them të mos stresohet, Ibra është këtu, unë do të kujdesem për të “.
Për Gattuso: “Unë e njoh atë mirë, kam luajtur me të. Kam luajtur edhe kundër tij. Ai është një person i shkëlqyeshëm, të stimulon shumë, ka një karakter të shkëlqyeshëm, ka personalitet dhe bën gjithçka për të fituar, por gjithashtu te Milani është dikush që bën gjithçka për të fituar. Do të jetë e bukur “.
Për rinovimin: “Pas penalltisë jemi më larg (bën shaka). Unë nuk jam pjesa dominante, duhet të vazhdoj të bëj mirë, atëherë kur Maldini të dëshirojë të flasë do ta shohim”