Zlatan: Ndonjëherë duhet të jesh realist dhe shohësh nga ke ardhur!

Ibrahimovic vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i Serie A në këto shtatë javë të para të kampionatit, pasi ka realizuar 8 gola!

Një ecuri fantastike e suedezit, duke ditur se në dy ndeshje (Crotone dhe Spezia) nuk ishte në fushë. Sot golat mund të ishin dy, por gaboi penalltinë…

“Ne nuk duhet të harrojmë se disa muaj më parë kishte një situatë tjetër, tani është normale që të gjithë duan më shumë.

Por ndonjëherë duhet të jesh realist dhe të shikosh nga kemi ardhur. Para Lille ishim me 24 ndeshje radhazi pa humbje.

Ne kemi shumë angazhime, të luash të enjten nuk është e lehtë. Por nuk dua justifikime”.

“Penalltia? Më mungonin tifozët dhe e godita aty…

Nuk e godas penalltinë herën tjetër. Kam humbur tre penallti, tjetrën ia lë Kessie. Kam nevojë për pushim mendor, ndalesa vjen në kohën e duhur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu