Zlatan-Lukaku, vazhdon provokimi në distancë! Pas postimit të belgut vjen “makiato” e suedezit…

Duke e njohur Ibrahimovic, “story” e tij e fundit në Instagram mund të përfaqësojë një përgjigje ndaj postimit të fundit të Lukakut i cili, pasi fitoi kampionatin, e shpalli veten “mbret” të Milanos.

Zlatan ndau një filxhan kafeje shumë të veçantë për ndjekësit e tij: me shkumën e kafesë është formuar imazhi i numrit 11 kuqezi, përfaqësuar në detaje, nga prapa dhe me krahët e ngritur, në një moment ngazëllimi për golin.

Ky gjest është lexuar nga shumë si një përgjigje ndaj rivalit numër një të “kushërinjve” të Interit, me të cilin pati përplasjen e ashpër e të famshme në derbin e fundit të Milanos. Ibrahimovic nuk shtoi asnjë koment në foto.

Nga ana tjetër, Lukaku, duke postuar foton e një ngazëllimi, që daton në derbin e fundit të fituar 3-0, shkroi: “Zoti ynë ka kurorëzuar ‘mbretin’! Tani përkuluni para ‘mbretit’ të Milanos”.

Ndërkohë sot, në një intervistë për mediat italiane, belgu sqaronte sherrin verbal me suedezin: “Ishim në disavantazh 1-0, humba një gol, u zemërova pak. Fjalët e tij më goditën.

Nuk jam i kënaqur që kam reaguar kështu, por nuk jam ai që nuk hap rrugë. Jam modest dhe i qetë, jam fitues dhe luftoj deri në vdekje për shokët e mi të skuadrës dhe për fitoren”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu