Zhvillimi i Milanit vazhdon! “Truri” i marketingut përuron hapin e ri, “The Studios”

Milani shkëlqen në fushë por edhe jashtë saj! Sepse klubi kuqezi ka ndër mend që të zhvillohet edhe më shumë sa i përket marketingut.

Jo më kot – sipas Il Sole 24 Ore – Milani ka pagëzuar studiot e reja për të prodhuar vetë përmbajtje multimediale. “The Studios: Milan Media House”, ky është emri i zgjedhur nga kompania kuqezi për këtë hap të mëtejshëm në rritjen e markës.

Casper Stylsvig, Kryeshefi i të Ardhurave, komentoi në këtë mënyrë:

“Në mënyrë që të shfrytëzojmë potencialin e madh të markës AC Milan në botë, ne kemi përshpejtuar rrugën e transformimit dixhital dhe modernizimit të klubit në dymbëdhjetë muajt e fundit, në linjë me vizionin e aksionerëve tanë”.

Lamberto Siega, drejtor marketing dhe dixhital, shtoi:

“Është një element thelbësor që do të na lejojë të përfshijmë gjithnjë e më shumë 500 milion tifozë kuqezi në të gjithë botën dhe të krijojmë mundësi të reja me vlerë për partnerët tanë tregtarë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu