Zëvendësimi i Diaz, Pioli rrëfen: “Ju nuk e dini, por ai po vuan prej fillim sezonit! Problemi…”

Fatkeqësisht, cilësia e madhe e Milanit në lojë nuk ishte e mjaftueshme për të mposhtur ekipin e Simeones, i cili gjeti fitoren në finale falë gabimeve të dukshme të gjyqtarëve.

Brahim Diaz ishte padyshim një nga më të mirët kundër Atletico Madrid. Talenti spanjoll luftoi me vendosmëri gjatë gjithë kohës së luajtur, duke dhënë një kontribut të madh teknik në performancën e Rossonerëve.

Në pjesën e dytë, megjithatë, Brahim u detyrua të largohet nga fusha dhe t’i bëjë vend Ballo Toure sepse kishte një gju të lënduar.

Një dëmtim, ai i spanjollit, i cili shqetëson shumë, veçanërisht në funksion të ndeshjes së radhës të kampionatit kundër Atalantës.

Lajmet për gjendjen e mesfushorit sulmues vijnë drejtpërdrejt nga Stefano Pioli i cili foli për këtë në konferencën për shtyp.

Fjalët e trajnerit për Brahim Diaz:

“Ai vuan nga nje tendinit të gjurit, është duke punuar me të, shpresoj ta kem të dielën në mbrëmje. Pastaj do të kemi pushimin për të rikuperuar energjinë dhe lojtarët. Sot u deshmua edhe njehere se duhen shumë lojtarë te forte”.

“Ne luajtëm një lojë të mrekullueshme, me siguri. Ne krijuam, ishim një ekip, vuajtëm shumë pak, në të vërtetë asgjë. Ne ishim padronet e fushës, kështu që performanca e ekipit duhej të na jepte besim të madh. Vendimet e gjyqtarit…

Po, Franck ka bërë një faull që mund të shmanget, por është i lojës, jo si kartoni i dytë i verdhë dhe nuk mund te lësh një skuadër në Ligën e Kampionëve me dhjetë lojtare pas tridhjetë minutash. Shumë keq, meritonim me shume”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu