Lista për rolin e zëvendës Ibrahimovic zgjatet. Ideja e fundit të çon në Francë dhe më saktë në Ligue 2, ku Janis Antiste po shfaq talentin e tij.
Futbollisti është i datëlindjes 2002 dhe aktivizohet me Toulouse. Në këtë pjesë të parë të sezonit ai bëri 14 paraqitje, duke shënuar gjashtë gola.

Ideja Moncada
Milani – siç tregojnë sesionet e fundit të tregut të transferimeve – është shumë i vëmendshëm ndaj futbollit francez.
Siç raportohet nga Tuttosport, profili i të riut francez do të ishte raportuar nga udhëheqësi i skautëve Moncada, i cili ishte i impresionuar mga karakteristikat e tij.
Mundësia për të shtuar edhe një lojtar tjetër të ri në skuadrën e Pioli. Një sulmues që mund të rritet përkrah Zlatan Ibrahimovic.