Zëvendës Ibra, Milani refuzoi Balotellin! Por nuk ishte çështje karakteri

Kanë kaluar muaj që nga largimi nga Brescia, por Mario Balotelli nuk ka gjetur ende një ekip. Ai është akoma i lirë dhe po kërkon një përvojë të re për të vazhduar karrierën e tij.

Kohët e fundit ka dalë mundësia e një transferimi në Brazil, ku Vasco da Gama duket i interesuar ta vendosë atë nën kontratë. Presidenti i ri Leven Siano dhe drejtori sportiv Fabio Cordella shpresojnë të jenë në gjendje të bindin lojtarin.

Sot, gazeta Il Giornale shpjegon se sugjerimi i Balotellit si zëvendës Ibrahimovic në Milano zgjati vetëm disa çaste.

Ideja për ta sjellë përsëri te kuqezinjtë për herë të tretë u refuzua menjëherë. Paolo Maldini dhe Frederic Massara nuk duan t’i japin lojtarit një shans.

Edhe tani që Zlatan është dëmtuar, Milani nuk e mendon këtë. Kjo pasi konsiderohet se Balotellit do t’i duheshin disa javë stërvitje për të arritur një gjendje të përshtatshme fizike.

Mino Raiola po shqyrton më shumë mundësi për të ardhmen e sulmuesit 30-vjeçar. Ai padyshim që do të vlerësojë zgjidhjen më të mirë ekonomike, përveç projektit sportiv.

Sa i përket Milanit, nuk duhet të përjashtohet që një qendër sulmues i ri mund të mbërrijë në tregun e janarit 2021. Ndërkohë, Pioli do të duhet t’i besojë Ante Rebic dhe Lorenzo Colombo, duke pritur që Ibrahimovic dhe Rafael Leao të shërohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu