“Zëvendës i një kampioni 38 vjeç? E pranoj…” Sulmuesi italian, mesazh Milanit!

Që Milani është duke kërkuar profilin e ndonjë sulmuesi të ri dhe që do të duhet të mbështesë Ibrahimovic sezonin tjetër kjo dihet, ashtu si dihen edhe emrat që janë duke u analizuar: natyrisht, duke pasur parasysh edhe kostot!

Mes emrave, natyrihst bie në sy Belotti i Torinos, Vlahovic i Fiorentina por edhe Gianluca Scamacca i Genoa-s.

Në një intervistë të gjatë të dhënë për Sportweek, e përjavshme e Gazzetta dello Sport, që do të dalë nesër, sulmuesi italian duket se ka bërë një deklaratë që është një ftesë për Milanin…

“Një i ri duhet të luajë sa më shumë, duke vjedhur sekrete! Pastaj dihet që nëse bëhesh një zëvendës i një kampioni 38 vjeç nuk mund të luash të gjitha ndeshjet dhe aty diskutimi ndryshon”.

E dukshme që referimi i Scamacca është për Zlatan Ibrahimovic, gjithmonë idhull për italianin. Emri i tij është shpesh në fokusin kuqezi dhe kjo duket si një mesazh: nëse më merrni, jam ok edhe si rezervë e Ibrahimovic!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu