Zërat nga Italia e konfirmojnë fort: Maldini e ka bindur Tonalin

Në fillim ishte Interi që thuhej se kishte arritur marrëveshje me Sandro Tonalin, por zikaltërit papritur u tërhoqën.

Kjo i ka hapur rrugë Milanit, me kuqezinjtë se thuhet se kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin.

Sipas gazetarit Antonio Vitiello, Maldini ka arritur akord me Tonalin, ndërsa tani pritet të gjendet marrëveshja me Breshian.

Klubi i Breshias e vlerëson Tonalin rreth 30 milionë euro, dhe nuk pritet të bëjë shumë rezistencë për mesfushorin.

Një operacion i ndërkikuar por i mundshëm, sidomos pas miratimit të Elliott Management.

Drejtuesit e Milanit kanë kërkuar ok-në e pronarëve që të veprojnë, të cilët duhet të kenë fjalën e fundit kur bëhet fjalë për blerje të shtrenjta.

Klubi ka rrugen e lirë për të negociuar si me Brescia-n ashtu edhe me agjentët e Tonali-t, i cili duhet të jetë pa dyshim i tërhequr nga ideja për të luajtur në skuadren për të cilen ka qenë tifoz që kur ishte fëmijë.

Marrëveshja Milan -Tonali sigurisht që nuk do të mbyllet sot apo në orët e afërta. Por Milani e ka seriozisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu