Zbulohet raporti qesharak i arbitrit Maresca! “Më bëri të fortin…”

Ashtu si pritej, ditën e martë, pra sot, ka mbërritur vendimi i Gjykatësit Sportiv në lidhje me skualifikimin e Zlatan Ibrahimovic pas kartonit të kuq në Parma-Milan të shtunën të mbrëmje: sulmuesi i Milanit u skualifikua për një ndeshje dhe mori një gjobë prej 5000 euro.

Kjo e argumentuar pasi Ibra në minutën e 15-të të pjesës së dytë të ndeshjes, ka mbajtur qëndrim provokues dhe prej të forti, por edhe kritika ndaj arbitrit të ndeshjes.

Lojtari suedez do të mungojë në sfidën ndaj Genoa-s, në “San Siro”, ditën e dielë në orën 12:30.

Milani nuk e apelon dot një ndeshje pasi nuk ka kohë fizike për të shqyrtuar dosjet, por kuptohet qartë se nuk pati asnjë ofendim ndaj arbitrit Maresca, ndryshe do të ishin minimalisht dy ndeshje pezullim si të Morata dhe Rebic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu