Zbulohet pse vizitat mjekësore të Tonalit te Milani janë shtyrë!

Kombëtarja italiane vazhdon përgatitjen e saj për debutimin në edicionin e ri të League League të Kombeve: azzurri thirren të sfidojnë Bosnjën dhe Hollandën, ndërsa Roberto Mancini dikton ritme dhe skema në Coverciano.

Siç informon FIGC, Jorginho është bashkuar me grupin blu: mesfushori i Chelsea, që fluturoi nga Anglia, “do t’i nënshtrohet kontrolleve të parashikuara nga protokollet në fuqi për të vlerësuar të drejtën e tij për takimin”.

Megjithatë, duket se italo-braziliani do të jetë rregullisht te Italia. Ndryshe situata me blerjen e re kuqezi, Sandro Tonali, ende në izolim paraprak për shkak të shpërthimit të Covid që goditi Brescia.

Mancini nuk priti më dhe e përjashtoi nga grupi: xhevahiri italian, një hap larg Milanit, nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e 4 shtatorit me Bosnjën dhe 7 kundër Hollandës. Kjo shtyn edhe vizitat mjekësore të Tonalit me Milanin pasi akordi Brescia-Milan është arritur, firmosur dhe rakorduar mes Maldinit dhe Cellinos…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu