Zbulohet prapaskena, Maldini tentoi futbollistin bask përpara se të rinovonte! Pengesa

Milani ka si qëllim të blejë një mbrojtës të ri qendror në janar 2021. Pavarësisht nga zbulimi i këndshëm i Pierre Kalulu në këtë rol, drejtuesit synojnë të ndërhyjnë në këtë repart.

Gjithashtu duhet të marrim parasysh lamtumirën e sigurt të Mateo Musacchio dhe pasiguritë në lidhje me Leo Duarte, pa harruar që Matteo Gabbia është jashtë për shkak të dëmtimit dhe duhet të kthehet rreth shkurtit.

Kështu që Paolo Maldini dhe Frederic Massara do t’i japin një përforcim Stefano Piolit.

Emri i fortë për mbrojtjen e Milanit është ai i Mohamed Simakan të Strasburgut, tashmë i përmendur në fushatën e fundit të transferimeve.

Kontaktet vazhdojnë në përpjekje për të finalizuar marrëveshjen.

Por klubi kuqezi muajt e fundit kishte provuar edhe për Unai Nunez.

Calciomercato.it shpjegon se Milani kishte filluar dialogje si me agjentin e lojtarit ashtu edhe me Athletic Bilbao.

Maldini kishte ndjekur dhe vlerësuar mbrojtësin e lindur në vitin 1997 gjatë Kampionatit Evropian Under 21 dhe u përpoq të fillonte marrëveshjen për janarin.

Pavarësisht se nuk ishte titullar në idetë e trajnerit Gaizka Garitano, Nunez vendosi të qëndrojë te Athletic Bilbao dhe një muaj më parë rinovoi kontratën e tij deri në qershor 2021.

Ndjenja e tij e përkatësisë në ekipin bask e bëri atë t’i thoshte jo transferimit në Milano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu