ZBULOHET PRAPASKENA: Maldini bllokoi transferimin e Krunic në Bundesliga!

Në Glasgow, Milani gëzoi një paraqitje të shkëlqyer nga Rade Krunic. Mesfushori boshnjak luajti shumë mirë rolin e anësorit sulmues, duke shënuar edhe një gol të bukur ndaj Celtic.

Pas një sezoni të parë të trazuar dhe jo siç pritej, Krunic më në fund po gjen besim dhe qetësi me fanellën kuqezi. Nuk është rastësi që të hënën kundër Romës ai ndoshta do të luajë përsëri nga minuta e 1-të.

Portali Calciomercato.com zbuloi sot një prapaskenë mbi të kaluarën e afërt të Krunic. Mesfushori në shtator ishte shumë afër lëvizjes në Bundesliga, pikërisht te Freiburg.

Milan kishte marrë një ofertë me vlerë 8 milion euro, shuma e kërkuar nga kuqezinjtë për një largim të mundshëm të boshnjakut.

Gjithçka dukej se ishte kryer për shitjen e tij në Gjermani, me vetë Krunic që e kishte gjykuar këtë interesim pozitivisht.

Sidoqoftë, ishte Paolo Maldini ai që bllokoi gjithçka. Pas blerjes së Sandro Tonali, menaxheri zgjodhi të mos bëjë asnjë ndryshim ose operacion tjetër në mesfushë.

Prandaj, i tha “jo” ofertës së Freiburg dhe mbajti Krunic, pasi ka kuptuar se ai është akoma i dobishëm për çështjen e Pioli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu