Zbulohet oferta që Maldini “tundoi” Brescian për Tonalin

Milani dëshiron vërtet të provojë të marrë Sandro Tonali-n, 20 vjeçarin mesfushor të Brescia-s.

Dukej i sigurtë transferimi i tij tek Inter, por zikaltrit po ngecin diku.

Sot La Gazzetta dello Sport konfirmon se Paolo Maldino dhe Frederic Massara po bëjnë tentativa konkrete për të marrë lojtarin nga “kushërinjtë”.

Oferta e prezantuar nga Milani është kjo: huazim prej 10 milionësh me të drejtë blerje caktuar për 25 milionë dhe 3 milionë të tjera bonus.

Përveç kësaj shoqëria kuqezi do t’i garantonte Brescia-s edhe 15% të të ardhurave të një shitjeje të ardhshme.

Interi më përpara ka propozuar një huazim me të drejtë blerje për një totale prej 35 milionë.

Por tani zikaltrit janë të përqëndruar në operacione të tjera merkatoje dhe “Djajtë” po futen për Tonali-n.

Nga shtëpia Milan duket se marrëveshja nuk është e lehtë dhe prandaj përfundimi mbetet i pasigurtë.

Lojtari është një tifoz kuqezi dhe me shumë mundësi në grupin e Stefano Piolit do të gjente një ambient më të mirë për tu rritur me më qetësi.

Në asnjërën nga skuadrat nuk do të kishte vendin e titullarit të siguruar, por Milani po synon shumë tek të rinjtë dhe Tonali mund të hyjë në rrotacionin e mesfushës ku aktualisht çifti Kessie-Bennacer është titullar.

Sezoni do të jetë i gjatë dhe me shumë angazhime, minutazhi nuk do t’i mungonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu