
Merkato po afron drejt mbylljes dhe data 5 tetor është afati i fundit kur edhe mund të bëhen marrëveshjet e mundshme.
Milani vazhdon të negociojë Serge Aurier me Tottenham, por ndërkohë ata i kanë kërkuar Norvich informacion për Max Aarons.
Kjo u raportua nga Daily Mail duke shpjeguar se Barcelona është gjithashtu e interesuar për mbrojtësin e ri anglez: blagurana janë gati të vendosin 20 milion paund “në pjatë”, por ekipi i “kanarinave” ka hedhur poshtë propozimin e spanjollëve. Aarons gjithashtu pëlqehet edhe nga një klub tjetër italian, që është Roma.
Ndërkohë, sipas asaj që raporton SportMediaset për Italia Uno, objektivi i parë i Milanit për mbrojtje mbetet Wesley Fofana i Saint-Etienne. Kjo sepse në politikën e Elliott lojtari është shumë i ri dhe me prespektivë.
Veç kësaj, shefi i scouting, Moncada, ka bërë një vlerësim total të lojtarit 19-vjeçar dhe ajo që ai mund të japë është si mbulim në të djathtë të mbrojtes së qendrës, ashtu edhe në të majtë.
Deri tani, ofertat e ardhura nga Anglia (West Ham dhe Leicester) duket sikur nuk kanë bindur shumë St Etienn, ndoshta sepse shifrat e raportuara nga mediat franceze nuk është të sakta (rreth 30 mln euro).
Klubi kuqezi është i gatshëm të hidhet në sulm, por së pari ata do të duhet të shesin Lucas Paqueta. Sidoqoftë, ekziston edhe një alternativë me kosto të ulët: është Nastasic i Schalke 04, e cila do të ishte i gatshme ta dërgonte atë në huazim me të drejtën e blerjes.