Sherri mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut ishte padiskutim episodi më i disktuar i derbit të Milanos.
Pas një ndërhyrje të gabuar nga Romagnoli ndaj Lukaku, sulmuesi belg filloi të inatsohej me kapitenin e Milanit edhe pasi arbitri vërshëlleu faull.
Ndërkohë, Ibra u bashkua në këtë situatë të tensionuar, duke nxitur tërbimin e belgut, që doli jashtë kontrollit.

Të dy ranë në kontakt të ngushtë dhe të dy morën të verdhë nga arbitri por vazhduan debatin me tone të ashpra dhe madje duke u prekur.
Në momentin e bilbilit të dyfishtë, protesta vazhdoi, aq sa shokët e skuadrës së Interit duhej ta mbanin sulmuesin e tyre në mënyrë që të mos kapej me suedezin.
Por, çfarë e acaroi Lukakun aq shumë? Sipas medieve, fjalia e Ibrahimovic kishte lidhje me ritualin Voodoo (magjia e zezë në Afrikë)
Ibrahimovic i thotë Lukakut: “Kthehu prapa në m*tin tënd voodoo (magjinë tënde), o gomar i vogël!”
Zlatan i referohet “riteve” të nënës së Lukakut që e këshilloi djalin e tij të shkonte te Chelsea në 2017:
“Agjenti i tij ishte gati të nënshkruante rinovimin, por gjatë takimit vendimtar Romelu i telefonoi nënës së tij, e cila ishte në një pelegrinazh në Afrikë dhe për diçka në lidhje me voodoo, i tha atij se duhej të shkonte te Chelsea”, rrëfen pronari i Evertonit.
Belgu reagon keq ndaj provokimit dhe të dy gati sa goditen. Sulmuesi, para se të largohet nga fusha, i bërtet Ibrahimovic: “A dëshiron të flasësh për nënën time? Eja këtu! A dëshiron të flasësh për nënën time?”.
Pastaj Ibra u fut te dhomat e zhveshjes dhe më vonë dhe Lukaku i tërbuar.