ZBULOHET FJALIA “SHOCK”! Lukaku kërcënoi Ibrahimovic me jetë. Diskutimi para tunelit

Episodi Ibrahimovic-Lukaku pasurohet me fjali të tjera dhe video që dalin! Fjalia e fundit e belgut është shumë e rëndë dhe rrezikon që të dënohet në rast se do të analizohet me video filmike.

“Do të të shtie në kokë”.

Ky është rindërtimi i plotë i publikuar nga llogaria në Tëitter, Italian Football Tv:

Ibra: “Je një gomar”

Lukaku: “Le të futemi brenda k*rve, do të shohim”

Ibra: “Thirre nënën tënde, bëj m*tin tënd voodoo (magjia e zezë)”

Lukaku: “Të q* ty dhe gruan tënde k*rvë e vogël. Bir k*rve”

Lukaku: “Do të flasësh për nënën time, djali i një b*shtre? Do të shtie në kokë”.

“Shko të bësh atë mut voodoo”. Fraza e Zlatan Ibrahimovic që tërboi Romelu Lukakun dhe ndezi më tej gjakun vjen nga një prapaskenë e treguar në vitet e fundit nga media britanike.

Pronari anglo-iranian i Everton Farhad Moshiri shpjegoi vitet e fundit në një takim të korporatave pse ai nuk arriti ta mbante Lukakun dhe ky iku te Chelsea.

“Fajin e ka Voodoo” – “Me Romelun humba dy vera duke u përpjekur ta mbaja. Verën e parë kalova tre muaj me agjentin e tij, atë, nënën e tij dhe familjen e tij dhe ne arritëm ta mbanim për një tjetër vit. Pastaj, verën tjetër, ne i ofruam atij një marrëveshje më të mirë se Chelsea. Çfarëdo që ata ofruan, ne e barazuam atë, por ai nuk donte të qëndronte. Ai donte të luante për Chelsea në atë kohë.

Unë mund t’ju siguroj se kemi provuar gjithçka për të mbajtur Romelun.

Nëse do t’ju tregoja atë që i ofruam ju nuk do ta besonit. Ne i ofruam atij një marrëveshje më të mirë se Chelsea dhe agjenti i tij erdhi në Finch Farm për të nënshkruar kontratën. CEO ynë ishte atje, gjithçka ishte në rregull.

Kishte disa reporterë jashtë, por gjatë takimit Romelu thirri nënën e tij në telefon. Ai tha se ishte në një pelegrinazh në Afrikë ose diku dhe se ajo kishte një voodoo dhe mori mesazhin se duhej të shkonte te Chelsea…”.

Një prapaskenë mbi të kaluarën e sulmuesit belg, si rrjedhojë, do të ishte benzina mbi zjarr në përplasjen midis Ibrahimovic dhe Lukakut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu