Zbulohet emri që Milani tentoi të merrte në orën e fundit të merkatos! “E donin huazim…”

Daniele Pradè, drejtori sportiv i Fiorentinës, foli në konferencën për shtyp për Ante Rebic dhe, mbi të gjitha, për Pezzella, duke konfirmuar lajmin e MilanNews.it në lidhje me përpjekjen e fundit për qendrën argjentinase:

“Milenkovic dhe Pezzella me një ofertë të drejtë mund të ishin larguar gjithashtu, si Chiesa.

Me Milenkovic do të përpiqemi të rinovojmë kontratën. Nëse ai nuk pranon, do ta shesim atë vitin e ardhshëm. Për Pezzella Milani na solli ofertën e vetme mbrëmë, një huazim! Pyetja mbi Rebic? Nuk varet nga unë…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu