Zbulohet data, ja kur zbret Milani në stërvitje

Me një shënim, të shfaqur në sajtin zyrtar, Milani ka konfirmuar fillimin e sezonit, të programuar për të hënen e ardhshme, kur skuadra me mister Pioli do të gjendet në Milanello:

“Të hënen 24 gusht do të nisë zyrtarisht sezoni i skuadrës së parë të Milanit”, – lexohet në njoftim.

Lojtarët do t’i nënshtrohen testit, siç është në protokoll për Covid-19.

Për diten e martë 25 gusht, Stefano Pioli dhe djemtë e tij do të jenë në Qendrën Sportive në Milanello për të filliar përgatitjen me stërvitje përgatitore.

Le të shpresojmë që do të kemi edhe një merkato të mirë gjatë këtij sezoni./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu