ZBULOHET AXHENDA: Ja kur pritet firma dhe zyrtarizimi i Tonalit! Lojtari i telefonon Piolit

Do të jetë një ditë intensive për Sandro Tonali. Pas ekzaminimeve klasike mjekësore në klinikën “La Madonnina” (aktualisht në progres) dhe fitnesit sportiv, mesfushori do të kthehet në hotel dhe më pas do të zhvendoset në mbrëmje në Casa Milan, ku drejtuesit kuqezi do të presin që ai të nënshkruajë kontratën për pese vite.

Sigurisht, zyrtarizimi ose firma mund të vinin me herët, por duke qenë se drejtuesit e lartë kuqezi, nga Maldini te Massara dhe Gazidis, do të jenë në Milanello për të ndjekur Milan-Vicenza (ora 17:00), Tonali do të duhet të presë. Ndoshta, zyrtarizimi do të vijë të enjten në mëngjes!

Milan shpenzoi gjithsej 35 milion euro (përfshirë huazimin e madh, blerjen e kartonit dhe bonusin) për kartonin e Sandro Tonali. Mesfushori do të bashkohet me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2025, me një pagë prej 2 milion euro që do të jetë në rritje.

Siç raportohet nga Sky Sport 24, pasi ka kryer pjesën e parë të vizitave mjekësore, Sandro Tonali foli në telefon me Stefano Pioli, trajnerin e tij te Milani!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu