Zbulimi i gazetarit: “Milani nuk ndalet! Edhe 5 goditje të tjera po përgatiten. Njëra afron…”

Milani është klubi më aktiv në merkato. Brenda javës, siç u përmend, do të ketë gjashtë nënshkrime verore për kuqezinjtë.

Në javët e fundit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë arritur të vënë në dispozicion të Stefano Pioli Mike Maignan, Fikayo Tomori dhe Sandro Tonali.

Tani pas nënshkrimeve, do të jetë radha e Olivier Giroud – i cili kreu sot ekzaminimet e zakonshme mjekësore – Ballo-Touré dhe Brahim Diaz.

Franko-senegalezi dhe spanjolli do të jenë në Milano nesër për të kryer të njëjtin proces si ish sulmuesi i Chelsea (vizitat mjekësore, takim te Komiteti Olimpik Italian për dritën jeshile dhe firma në Casa Milan me Maldini, Massara dhe Gazidis).

Megjithatë, të dy do të bashkohen menjëherë në grup, ndryshe nga sulmuesi, i cili do të jetë në Milanello, si Maignan, vetëm në 26 korrik.

Por tregu i transferimeve është ende i gjatë dhe Milani është gati të bëjë edhe pesë goditje.

Carlo Pellegatti – i cili foli në kanalin e tij zyrtar në YouTube – nuk ka dyshime.

Ideja do të ishte marrja e Kaio Jorge dhe katër lojtarëve të tjerë:

“Braziliani dëshiron të vijë në Milano – thotë gazetari – Ideja themelore është ajo e fundit të dhjetorit por Milani nuk dëshiron të bëjë ankande, edhe pse për një shumë jo të madhe, Santos do ta lëshonte që tani”.

“Milani do të marrë edhe katër të tjerë – vazhdon Pellegatti – Mbrojtësi i djathtë do të mbërrijë, emri i parë është ai i Dalot, por gjithsesi do të merret një në atë krah.

Do të ketë gjithashtu një numër shtatë dhe një numër 10, por gjithashtu edhe një mesfushor.

Milani ka mbyllur pjesën e parë të merkatos, tani ata do të kërkojnë për këta katër lojtarë, menaxherët kanë ide të qarta, ata lëvizin mirë dhe ata kanë marrë lojtarë të qëndrueshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu