Zapata “provokon” Ibrahimovic mbi penalltitë, Zlatan i jep përgjigjen e merituar!

Në minutat e fundit të ndeshjes Milan-Atalanta, me rezultatin e shënuar tashmë, një episod mjaft i veçantë u regjistrua në zonën e ekipit bergamask.

Milani ka kërkuar një penallti për një faull të mundshëm të pësuar nga Zlatan Ibrahimovic. Ndërsa po pritej kontrolli në VAR, ndodhi një grindje midis Ibra dhe Duvan Zapata.

VIDEO/ Ibrahimovic është “djall”, kamerat i kapin lëvizjen e pistë te  penalltia - Abc News

Kolumbiani provokoi kundërshtarin e tij, duke vënë në pikëpyetje penalltitë e shumta që i jaën dhënë Milanit këtë sezon.

Ibra nuk u mendua dy herë për këtë dhe ia ktheu sulmuesit rival: “Kam shënuar më shumë gola unë në karrierën time sesa t’i ke ndeshje në Serie A”.

Zlatani i zakonshëm! Edhe në një mbrëmje si kjo…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu