Ylli i Liverpool e pranon: “Me Milanin ndeshjen e fitoi Anfield, 45′ e para të tyre…”

Diogo Jota është gati të sfidojë Porton. Pas një viti te Liverpool, portugezi shpjegon se “dymbëdhjetë muaj te të Kuqtë janë të veçantë. Të luash për Klopp, si një lojtar sulmues, në mënyrën e tij të lojës, është e veçantë sepse ai më vendos mua shpesh para portës së kundërshtarit “.

Mbi mundësinë për të ecur përpara në Evropë. “Të luaja në Anfield mbushur të plotë, me Milanin, ishte spektakolare. Për mua ishte hera e parë.

Ata bënë 45′ të para spektakolare sidomos në fund. Duhet ta pranoj që tifozët na shtynë shumë atje dhe na ndihmuan në stilin tonë të lojës, pikërisht kur ishim në telashe dhe ata po fitonin”

Në Porto “Unë pres t’i shoh ata të ngjashëm me sfidën që zhvilluan ndaj Chelsea sezonin e kaluar. Do të jetë një ndeshje e vështirë, jam i sigurt”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu