Për një Hernandez që ndodhet në Milanello dhe nuk thërritet nga Franca, një tjetër është titullar i padiskutuar dhe po flasim për vëllain e madh, Lucas që luan te Bayern Munich.
Nga grumbullimi me kombëtaren e gjelave, ai u ndal të komentonte edhe paraqitjet e të vëllait Theo te Milani…

“Theo po bën shumë mirë, veçanërisht për lojën që shpreh në sulm. Është shumë i aftë dhe i sigurt me topin mes këmbëve.
Është shumë ambicioz dhe e di se ka dëshirë të përmirësohet akoma më shumë. Nuk kënaqet dhe synon gjithmonë për më lart”.

“Jemi vëllezër, por e vlerësoj shumë edhe si futbollist, sepse është me të vërtetë i fortë.
Më pëlqen shumë stili i tij i lojës dhe uroj që një ditë të mund të jetë këtu në kombëtare, por është një zgjedhje që mund ta bëj unë. Nuk varet nga unë”.