Xhevahiri boshnjak i Malmoe, “e dërgon” ish-bomberi i Milanit! Suedezët duan shitjen rekord

Në dritaren e fundit të tregut të transferimeve, Milani afroi disa talente të rinj nga Suedia. Mbërritën Wilgot Marshage, Emil Roback dhe Lukas Bjorklund. Të gjithë te sektori i të rinjve.

Vëzhguesit kuqezi vazhdojnë të shikojnë vendin Skandinav dhe gjithashtu të vlerësojnë Anel Ahmedhodzic për të ardhmen.

Ai është një mbrojtës qendror i lindur në 1999 i cili luan në Malmoe, ekipi i qytetit ku ai lindi.

Përkundër faktit se xhiroi në ekipet kombëtare suedeze të të rinjve, ai më pas zgjodhi të vishte fanellën e ekipit kombëtar të Bosnje Hercegovinës.

Përveç Milanit, Chelsea është gjithashtu shumë i interesuar për Ahmedhodzic. Malmoe, i stërvitur nga ish sulmuesi-kuqezi Jon Dahl Tomasson, po vlerësojnë xhevahirin e tyre me rreth 10 milion euro.

Kjo u zbulua nga kolegët e Calcioomercato.com, duke shpjeguar se një shitje për këtë shumë do të përfaqësonte një rekord për klubin suedez.

Aktualisht shitja më e shtrenjtë e bërë nga Malmoe është akoma ajo e Zlatan Ibrahimovic, i cili u transferua te Ajax në 2001 për rreth 8 milion.

Ahmedhodzic mund të tejkalojë numrin 11 aktual të Milan, me të cilin ai ndan qytetin e tij të lindjes dhe origjinën boshnjake.

Tani për tani djali është i përqendruar në ekipin aktual, por ai nuk është i pandjeshëm ndaj sirenave që vijnë nga jashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu