Davide Calabria bën postimin prekës mbi lajmin e trishtë!

Me një postim në Instagram, Davide Calabria ka kujtuar vrasjen e të riut Ëilly Monteiro mes natës së të shtunës dhe mëngjesit së të dielës në Romë nga disa persona, teksa e kanë goditur me grushte dhe shqelma duke i marrë jetën.

“Kanë kaluar disa ditë por ajo që ka ndodhur nuk duhet të kalojë në plan të dytë ose të zbehet me kalimin e kohës. Miqësia dhe guximi i treguar nga Ëilly Monteiro duhet të jenë një shembull për të gjithë ne.

“Racizmi dhe urrejtja janë një fatkeqësi e shoqërisë sonë dhe për t’i mposhtur kemi nevojë për dashuri për fqinjin tonë, siç ka treguar ky djalë”.

“Luftojmë së bashku çdo ditë për një botë më të mirë dhe luftojmë të gjitha llojet e padrejtësive. Një përqafim i madh për familjen. Pusho në paqe Ëilly”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu