Vlerësimi sipas mediave: Pioli “fiton” sërish me strategjinë e tij, Saelemaekers super! Por ka edhe 3 nota negative

Siç kishte ndodhur kundër Venezias, Milani gjithashtu fitoi në fushën e Spezia falë zëvendësimeve të Stefano Piolit. Te TMW si dhe La Gazzetta dello Sport, trajneri u vleresua me një note 6.5, duke theksuar gjithashtu disa vështirësi fillestare kundër një ekipi të mbyllur si ai i Thiago Motta.

“Suksese të tilla janë për një ekip të madh”, shkruan Corriere dello Sport, e ndjekur nga afër nga Tuttosport: “Milani mer tre pikë të rënda në një pasdite të vështirë, duke u vendosur edhe një herë nga rezervat: nuk mund të bëhet më mirë se kaq”.

Notat e Piolit

TMW: 6,5
La Gazzetta dello Sport: 6,5
Corriere della Sera: 6,5
Corriere dello Sport: 6,5
Tuttosport: 6,5
Milannews.it: 6,5

Saelemaekers ishte më i miri në fushë kundër Spezia sipas La Gazzetta dello Sport. Nota 7 për belgun, i cili “në 87 i reziston çdo goditjeje dhe i shërben Diazit një top të rehatshëm per shënim”.

Gjithashtu te shkëlqyeshme shfaqjet e Kalulu, Maldini, Leao dhe Brahim Diaz (nota 7 edhe për ta), si dhe shfaqjet e Maignan dhe Tonali (6.5 për të dy).

Plotësisht e mjaftueshme paraqitja e Tomori, Romagnoli dhe Theo Hernandez, per tu ripare Pellegri (vlerësimi 5.5). Keq gjithashtu Kessie (5.5) dhe Rebic (5), por më i keqi, sipas Gazzetta, është Giroud (5).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu